Policia e Lezhës ka arrestuar 34-vjeçarin Elidjon Gjoka, i shpallur në kërkim në kuadër të operacioni “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022.
Sipas autriteteve, ai strehoej në një banesë në Mirditë, për t'iu fshehur uniformave blu.
"Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në shkurt 2022, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" ndaj këtij shtetasi, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municioneve luftarake".
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor "Lumthi", i zhvilluar në shkurt 2022. Gjatë këtij operacioni, në automjetin që drejtonte ky shtetas janë gjetur një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi lënde narkotike kokainë." thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.