Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë. Ata pretendojnë se ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kompania "Gener 2" po i shpronësojnë pa të drejtë për projektin e rrugës Thumanë-Kashar.
Ata e kanë përshkallëzuar protestën, ku disa prej tyre kanë hipur në shtyllën e tensionit dhe kërcënojnë se do të hidhen. Kjo gjë ka sjellë dhe një tension mes banorëve dhe policisë.
Banorët e Bërxullës kërkojnë që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës të mbërrijnë dhe të takohen me ta.
“Ju lutem hajdeni të negociojmë, heshtja dhe neglizhenca e këtij shteti”, tha njëri prej banorëve.
“Ku do të shkojë ajo, ku është ministria, ku është qeveria, ne sdo ta lejojmë, ta harrojmë”, tha një tjetër banore.
“Ky njeri është i shëndetshëm, pse duhet ta bëjë këtë?”, tha një tjetër protestuese.