Gjenden pjesë të "Golf-it" poshtë urës së Mbrostarit, palombarët kërkojnë mbylljen e digës së Gramshit

15 January 2023, 14:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjenden pjesë të "Golf-it" poshtë urës së
Lumi Seman

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në urën e Mbrostarit në Fier.

Mësohet se polumbarët kanë gjetur disa pjesë të makinës tip "Golf" poshtë urës, duke shtuar akoma më shumë dyshimet se mjetin e ka marrë rrjedha e lumit Seman.

Polumbarët e RENEA-s kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit.

Mësohet se mjeti drejtohej nga Mateo Lika, i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi të lartë. Sipas policisë, ai e kishte marrë mjetin tip "Golf" me qira tek personi M. L., 26 vjeç, banues në Fier.

Dyshohet se në mjet ka patur dhe persona të tjerë. Policia gjeti në vendin e ngjarjes parmakët e hekurt të urës të shkatërruar, ku një pjesë prej tyre kanë përfunduar në lumë. Gjithashtu, u gjet edhe një targë.


Video