Rama takim me Vuçiç në New York, "sekretin" ia nxjerr presidenti serb

20 September 2022, 20:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama takim me Vuçiç në New York, "sekretin" ia
Aleksander Vuçiç dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç kanë patur një takim të shkurtër përpara çeljes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti serb nëpërmjet rrjeteve sociale, ku dhe ka publikuar edhe një foto nga ky takim.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç.


Video