“Kunji i madh ia fut të voglit”, Namik Dokle: 15-katëshi duket i humbur përpara kullës

20 September 2022, 09:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kunji i madh ia fut të voglit”, Namik Dokle: 15-katëshi
Namik Dokle

Ish-kreu i Kuvendit, Namik Dokle ka postuar në facebook një foto të kullës së re që po ndërtohet në kryeqytet. Ajo po ndërtohet ngjitur me 15-katëshin në Tiranë e në pamje të parë duket sa dy herë ajo.

Kjo është vënë re dhe nga Dokle i cili me ironi ka ndarë një histori të një humoristi shkodran. Ai vijon më tej duke thënë se hoteli i ri që po ndërtohet është 'kunji' i madh që po ia fut të voglit.

Postimi i ish-deputetit socialist:

"HOTEL KUNJI...Kur u ndërtua 15-Kateshi në qendër të Tiranës, një humorist shkodran e quajti “Hotel Kunji “. Po tani që ai duket i humbur përpara të riut pranë tij? Me siguri, humori shkodran nuk dorëzohet as përpara këtij fenomeni. “Kunji i madh ia fut të voglit”, thonë.

“Kunji i madh ia fut të voglit”, Namik Dokle: 15-katëshi


Video