Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar sulmet kibernetike që Shqipëria është përballur kohët e fundit.
Në në aktivitetin e Dhomës Amerikane të Tregtisë që po zhvillohet ditën e sotme, Kim ka thënë se disa keqadashës u përpoqën të minonin besimin në demokraci duke shtuar se po sponsorizohen sulme të tjera.
“E dini më mirë se të gjithë ne se për çfarë kanë nevojë qytetarët për një jetë më të mirë e të sigurt. Gjithashtu i dini rreziqet me të cilët përballen çdo ditë si aksesi në shërbime. Ka persona që tentojnë të minojnë demokracinë. SHBA janë këtu për të ndihmuar dhe na pëlqen të jemi këtu për të ndihmuar.
Kjo konferencë është një nga mënyrat. Jam krenare që kemi ndihmuar me masat e sigurisë kibernetike dhe popullit shqiptar. Në SHBA po punojnë me aleatët se si të mbrojmë nga keqdashësit e teknologjive të reja.
Të gjithë kemi nevojë për partneritete mes qeverive dhe sektorëve privat. Ne e dimë që rreziqet janë atje jashtë. Këto regjime autoritare përdorin teknologji për t’i shërbyer objektivave të tyre.
Shtete të tjera po sponsorizojnë sulme të tjera kibernetike. Jemi të kënaqur që në këtë sallë kemi njerëzit e duhur, persona që kuptojnë rreziqet dhe mund të ofrojnë zgjidhje”, tha Yuri Kim