Rrjedhje e “e-maileve” të Presidencës? Meta: Ne kemi qenë model...

20 September 2022, 14:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrjedhje e “e-maileve” të Presidencës? Meta: Ne kemi
Ilir Meta

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk është i shqetësuar nga një rrjedhje e mundshme e e-maileve nga institucioni i Presidencës.

I pyetur nëse shqetësohet se hakerat mund të publikojnë edhe korrespodencën e tij, gjatë një konference për media me gazetarët, Meta tha se nuk e përjashton si mundësi.

Megjithatë ai shtoi se komunikimi i Presidencës gjatë kohës që ka qenë kreu i shtetit, ka qenë “model” si me brenda dhe jashtë vendit.

“Nuk e përjashtoj por nuk kam ndonjë shqetësim, sepse jam i bindur që institucioni i presidencës ka qenë model në të gjitha komunikimet institucionale me të gjithë, brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi Meta.


Video