"Do i jap plumb ballit, do e zhduk qenin", qytetarja i kërkon autorizim Berishës për të vrarë Edi Ramën

19 September 2022, 18:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Do i jap plumb ballit, do e zhduk qenin", qytetarja i kërkon
Banorja në Pukë

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim pasditen e sotme me disa qytetarë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit.

Një prej banorëve ka qenë tepër e revoltuar me kryeministrin Edi Rama dhe i ka kërkuar leje Berishës, që ta autorizonte që të vriste.

“Sali Berishën e kam dajë, Puka është vendi më i varfët i Shqipërisë, që nuk ka asnjë ardhje prek kërkujt, prej këtyre horrave që janë në pushtet. Në Pukë, kanë ikur të gjithë, këto që kanë ikur kanë ndenjur në pazar me duar në xhepa. Më ban mu dha rasti Edi Ramës i bie plumb ballit, se del e rren. Ai jo vetëm fëmijët e vetë nipra e mbesa i ka siguruar duke vjedhur shqiptaret, por pse thotë që shqiptarë janë të mbrojtur dhe të pasur. Ne po vuajmë për bukë. Jo kur të marrim pushtetin, por pash zotin më autorizo mua, pa i dhënë plumb ballit nuk e lë. Për sa më ka mbetur për jetuar, po shkoj, me e zhduk qenin.”, tha ajo.

Berisha ka qeshur me këtë deklaratë të qytetares dhei është përgjigjur se plumbi për ta është vetëm vota. "Votën e kemi plumb ne!" tha Berisha.


Video