'Pensionistët gjermanë të kalojnë pleqërinë në Shqipëri', Rama për "Der Spiegel": Nuk ndaloj dot të rinjtë të ikin

20 September 2022, 10:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Pensionistët gjermanë të kalojnë pleqërinë
Edi Rama

Në një intervistë për gazetën gjermane Der Spiegel kryeministri Edi Rama pranon se nuk mund të ndalojë ikjen e të rinjve por ndërkohë fton pensionistët gjermanë të kalojnë pleqërinë buzë detit shqiptarë.

Pjesë nga intervista

DER SPIEGEL: Ndërkohë, njerëzit po ikin masivisht, sidomos në Gjermani. A nuk mund t’i bindni qytetarët tuaj të ndërtonin ekonominë shqiptare këtu?


Edi Rama: Si mund t’i ndaloj unë si qeveri e një vendi në zhvillim, kur vendi më i zhvilluar i Evropës është vetëm një orë e gjysmë larg? 50 000 portugezë largohen nga vendi i tyre çdo vit, 500 000 kroatë janë larguar nga vendi i tyre që kur vendi u bashkua me BE.

......

DER SPIEGEL: Shqipëria renditet e 110-ta nga Transparency International, a mund të na jepni tre arsye pse sipërmarrësit duhet të investojnë ende këtu?

Edi Rama: Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në botë. Shkalla jonë e krimit është më e mirë se Britania e Madhe, Greqia apo Italia dhe sigurisht SHBA, me një nga normat më të ulëta të vrasjeve në Evropë. Industria e turizmit duhet të investojë sepse natyra dhe brigjet të lënë pa frymë. Dhe pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.


Video