Grida Duma mendon si Berisha: Bashkimi me partinë e Metës vlerë e shtuar dhe fuqi opozitare

20 September 2022, 19:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grida Duma mendon si Berisha: Bashkimi me partinë e Metës vlerë e
Ilir Meta dhe Grida Duma

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka komentuar situatën politike në vend, ku ka deklaruar se sheh përpara një sezon të suksesshëm politik.

Në lidhje me bashkëpunimin me Partinë e Lirisë të Ilir Metës, Duma tha në News24 se është një vlerë e shtuar dhe një fuqi opozitare e konsiderueshme.

“Pozita e opozitës mbetet që pavarësisht ngjyrave të ndryshme, e gjitha është në opozitë secili në regjistrin e vet. Në grupin e PD, të gjithe grupin parlamentar ka aksion, lëvizje dhe herë pas here bashkërendim, që pres të ndodhë edhe për hartën territoriale. Këto janë ngjarje të mëdha për të cilat ne do të vijojmë betejën.

Ngjyrimet opozita i ka me të gjitha regjistrat por shoh një sezon të suksesshëm politik.

Sa i përket bashkëpunimit me PL, mendoj që sot të quajturën Partia e Lirisë me asetet politike që kanë janë një vlerë e shtuar dhe fuqi opozitare që di ta bëjë mirë opozitarizmin. Çdo demokrat që po hyn në mbylljen e dekadës opozitare mirëpret çdo individ që bën opozitë se sot ka vetëm një fokus, rënia e Edvin Ramës.”, ka deklaruar zonja Duma.


Video