
Situata në të cilën ndodhet Partia Demokratike i ka mveshur Edi Ramës një petk qetësie sa i takon rivalitetit politik.
“Unë tani jam mësuar që opozita më shfaqet në formë më të strukturuar dhe sfiduese se sa ajo opozita që flisni ju, opozita vjen në formën e tërmetit, në formën e pandemisë, e luftës, e krizës energjetike. Kriza energjetike është beteja më e madhe që ka zhvilluar ndonjë qeveri me situata të tilla. Dhe jam këtu për të mbrojtur edhe ata që shajnë në emër të popullit, sepse jam këtu për indeksimin e pensioneve, mbështetjen menjëherë të kompensimin të çmimeve të rritur që sipas INSTAT është rritur me 7 për qind, me 30 mijë lekë për 435 mijë përfitues, tani mund të shkojë edhe mbi gjysmë milionë në dorë. Për fermerët që do të marrin naftën pa taksa, po ashtu ata që marrin pagat deri më 400 mijë që nuk do të paguajnë asnjë taksë për pagat. Çfarë shkon të prekë këta janë opozita ime. Opozita tjetër është si kusur”, tha ai në një intervistë për News24.
Të ardhmen e opozitarizmit nuk e sheh më të mirë dhe më sfiduese për të, përfshirë këtu aleancën Berisha-Meta.
Pyetje: Si e shihni të ardhmen e opozitës
Edi Rama: Si kusur
Pyetje: Si e shihni aleancën mes Sali Berishës me Ilir Metën?
Edi Rama: E shoh si rrushi që sheh rrushin dhe piqet bashkë me rrushin.