
Ka një përpjekje të deputetëve që nuk mbështesin as Bashën dhe as Berishën në Partinë Demokratike, që të gjejnë një rrugë të mesme, e cila i përjashton që të dy ata nga e ardhmja e kësaj partie.
Janë tre pika që janë hedhur si propozime nga grupi parlamentar:
Pika e parë kërkon që Lulzim Basha dhe Sali Berisha të bëjnë një tërheqje dhe të lejojnë zhvillimet e mëvonëshme në PD që do të mundësonin ribashkimin e partisë.
Pika e dytë përcakton që drejtimin e partisë ta marrë një grup deputetësh i përbërë nga mbështetës të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët do të çojnë partinë drejt zgjedhjeve të reja për kryetar.
Pika tretë kërkon që të punohet për ribashkimin e partisë pas problemeve që kanë patur gjatë muajve të fundit.
Propozimi është mbështetur edhe nga tre nënkryetarët e PD-së, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, që kanë kërkuar bërjen një hapi pas nga Basha me kushtin që Berisha të mos kandidojë për drejtimin e partisë.