Dash Sula kërcënon me largimin nga grupi parlamentar i PD-së, nëse nuk dorëhiqet Basha

12 March 2022, 12:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dash Sula kërcënon me largimin nga grupi parlamentar i PD-së,

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka dalë kundër kreut të PD Lulzim Basha. Në mbledhjen e sotme ai ka deklaruar se pavarësisht se gjithë e mbështetën vendimin e tij për të përjashtuar Berishën pas shpalljes non grata, ai nuk doli asnjë ditë në bazë për të sqaruar atë vendim.

Sula është shprehur nëse flet për partneritet me SHBA duhet të sillet si politikan perëndimor dhe jo të ngelë rob i egos për të qenë me patjetër në krye të partisë.

“Ju kryetar por edhe Sekretari i Përgjithshëm, të cilin në këto zgjedhje e delegove si drejtues politik në Elbasan, e dini fare mirë angazhimin dhe kontributin që kam dhënë. Fol Gazi, më thuaj nëse e kam gabim?

A jam unë ai që e kam mbuluar 50% të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit ne Elbasan me çdo shpenzim që kam pasur? E kam bërë me zemër dhe ndërgjegje të pastër që nuk po e bëj as për Lul Bashën dhe as për Gaz Bardhin, por për një parti dhe njerëz që i dua me shpirt. Çfarë kam kërkuar unë për gjithçka që kam dhënë? Asgjë! Absolutisht asgjë!

Ja ku e ke z. Basha gjithë grupin parlamentar që të mbështeti në vendimin që more për Sali Berishën. Pavarësisht se ti personalisht pavarësisht insistimit të gjithë kolegëve nuk dole asnjë ditë në bazë për ta sqaruar atë vendim. Unë nuk jam bërë pishman sepse nisemi nga parimet e kushtetutës tonë, statutit që në preambulën flet për marrëdhënien me SHBA.

Por nëse thua kam partneritet me SHBA, sillu si politikan perëndimor! Mos ngel rob i egos për të qenë domosdoshmërisht në krye të kësaj partie, pavarësisht çdo rezultati. Ka ardhur koha që të gjithë të marrin frymë lirisht. Ti vetëm i pari ke nevojë!”, ka deklaruar ai.

 


Video