Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme në orën 11:00 grupin parlamentar. Ky takim vjen pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD-ja doli forcë e tretë politike dhe nuk ka fituar asnjë prej bashkive.
Rezultati ka sjellë pakënaqësi në radhët e deputetëve të PD, disa prej të cilëve kanë kërkuar doreheqjen e Lulzim Bashës.
Ndërkohë vetë Basha në daljen për mediat u shpreh se në PD ka nisur një proces reflektimi dhe të gjithë do të marrin përgjegjësitë e tyre për humbjen duke nisur nga vetë ai i pari. “Pra jemi në një proces të thellë reflektimi pas të cilit padiskutim do të marrim përgjegjësitë nga unë i pari”-u shpreh kryedemokrati.