Forumi diplomatik i Antalias, Rama përqafohet me Erdoganin (Video)

11 March 2022, 15:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Forumi diplomatik i Antalias, Rama përqafohet me Erdoganin (Video)

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin turk Recep Tayip Erdogan në forumin diplomatik të Antalias. Numri një i qeverisë ka ndarë një video në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale ku përshëndetet me Erdogan.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur Edi Rama do të marr pjesë në disa panele të këtij Forumi.

Forumi Diplomatik i Antalias është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalias është “Rikodimi i diplomacisë”.

Ky Forum do t’i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete. 


Video