2 satelitët shqiptarë në orbitë në muajin mars, u nisën?!

11 March 2022, 15:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
2 satelitët shqiptarë në orbitë në muajin mars, u
Edi Rama, satelitët në hapësirë

Kryeministri Rama premtoi se Shqipëria në mars, do të ketë dy satelitët e saj në hapësirë.  Me anë të një videoje në instagram, Rama dëgjohej të bisedojë me një ekspert të “Space X” në lidhje me planin e lëshimit të satelitëve.

Gjatë bisedës vetë kreu i qeverisë thotë se në muajin mars të vitit të ardhshëm do të lëshohet sateliti “Albania 1”. Kurse në muajin qershor do të lëshohet sateliti “Albania2”.

Të dyja këto raste do të dëshmohen me video, siç u konfirmua dhe nga vetë eksperti që dëgjohet të bisedojë me Ramën.

Biseda mes tyre:

Edi Rama: Pra jemi këtu

Eksperti: Korrekte, kjo është Space X Falcon 9 që lëshuam në qershor. ëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Ajo që po shikoni këtu është lëshimi në orbitë.

Edi Rama: Albania 1 kur do të jetë gati? Në Mars?

Eksperti: Në mars, do duket si kjo, do kemi video.

Edi Rama: Albania 2? Në qershor?

Eksperti: Korrekte

Eksperti: Ky është shembulli i lëshimit të satelitëve. Kjo është pamja e orbitës ku do të lëshohen

Edi Rama: Shqipëria në Orbitë, e pabesueshme dhe e vërtetë.

Kujtojmë se Rama tha se satelitët dhe dronët inteligjentë do të ndihmojnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit. Ai u shpreh  se Shqipëria nuk do të dërgojë satelitë në orbitë për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, teksa shtoi se do të shpërbejnë për çështje civile të vendit, duke përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar.

Satelitët artificialë janë pajisje të cilat shërbejnë për transferim të të dhënave anembanë rruzullit tokësor. Satelitët artificialë janë objekte të ndërtuara nga njeriu, të cilat janë të vendosura në orbitë nga largësia 2.000 deri në 35.000 km nga sipërfaqja e Tokës. Në orbitë ata rrotullohen rreth tokës.

Sateliti i parë i dërguar në orbitë ishte Sputnik 1 në 4 tetor 1957. Pas tij u dërguan dhe shumë satelitë të tjerë. Sot në orbitë ndodhen rreth 4000 satelitë të dërguar nga njeriu. Pasi e mbarojnë misionin e tyre ata fillojnë të zvogëlojnë lartësinë duke u futur në atmosferën e tokës dhe duke u shpërbërë. Por duket se Rama e humbi këtë "bast", pasi muaji mars po mbaron dhe deri më tani asnjë satelit nuk është nisur./VOXNews.al


Video