Rama: Tek çmimi i naftës kemi ngarkesë ekstra, të tjerët s’e kanë!

11 March 2022, 09:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama: Tek çmimi i naftës kemi ngarkesë ekstra, të

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot furnizuesit e naftës në vend, pas rritjes së çmimeve. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se pavarësisht se nuk është përgjegjësi e qeverisë, kjo nuk i bën ata që të jenë të ndarë.

Sipas tij, lufta në Europë ka sjellë pasoja të mëdha në Shqipëri, që është përkthyer në faturën e çmimit të energjisë, naftës dhe në të gjithë çmimet e tjera.

“Ky takim nuk është as detyra, as përgjegjësi as e qeverisë në një sistem demokratik ku me Kushtetutë është sanksionuar liria e tregut. Është e vërtetë që kemi tek struktura e çmimit të naftës një ngarkesë ekstra, që të tjerët nuk e kanë prandaj çmimi është më i lartë. Por sot besoj është e qartë për të gjithë dhe insistoj që mund të jemi të ndarë në opinionione por duhet të jemi të bashkuar në fakte. Vendi ynë po përballet me pasoja e një lufte në Europë. Nuk e kemi nisur ne dhe nuk e dimë sa do të zgjasë. Lufta ka ardhur në Shqipëri me faturën e çmimit të energjisë, naftës dhe ndikimin në të gjitha çmime” – tha Rama.


Video