
Deputeti socialist Erion Braçe thotë se nesër do të flasë me emra për tregtarët që kanë bllokuar mallin dhe lëndët e para për të rritur abuzivisht çmimet. Në këtë skemë ka futur edhe Ilir Metën dhe Sali Berishën për të cilët thotë se kanë interesin e rikthimit në pushtet.
Nuk na mbetet gjë tjetër, veç të presim ditën e nesërme nëse Braçe do flasë me emra, apo do të jetë një tjetër propagande tipike “opozitare” e tij.
“KJO ESHTE #BETEJE ME TE KEQEN,
POLITIKE DHE EKONOMIKE!
Dhe keta nuk kane interesin e cilitdo nder ju, cmimin e naftes, ushqimeve, sherbimeve!
KETA KANE INTERESIN E PUSHTETIT, RIKTHIMIT NE PUSHTET DHE FITIMEVE EKONOMIKE PREJ ABUZIMIT, RRJEPJES TUAJ!”, shkruan Bracce në rrjetet sociale, ndërsa ka dhënë dhe premtimin si më poshtë.
