“Do kërkoj dorëheqjen e Lulzim Bashës”, deputeti i Lushnjës i bashkohet zërave për largimin e kreut të PD

12 March 2022, 12:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Do kërkoj dorëheqjen e Lulzim Bashës”, deputeti i
Deputeti i Lushnjës i bashkohet zërave për largimin e kreut të PD

Saimir Korreshi, deputeti i Lushnjës i është bashkuar grupit që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Ai tha se gjëja e parë që duhet të bëj Partia Demokratike është bashkimi i saj, ndaj theksoi se duhet krijuar fryma e bashkëpunimit pasi sipas tij PD humb po të jetë e përçare.

Deputeti i PD tha se zgjedhjet e 6 marsit treguan problematikat dhe se duhet bërë çdo gjë për të bashkuar demokratët.

“Hapi i parë tani është bashkimi i demokratëve. Duhet të jetë përtej çfarë dolloj kushti. Kërkesa ime është të gjendet zgjidhja nga të dyja palët. Të ketë një grupim që ta çojë PD-në në fitore në zgjedhjet pas 8 muajsh. Të gjejmë një kohezion. Po nuk u bashkuan të gjithë bashkë, po nuk u bëmë një grup i vetëm, harroje që fiton  PD-ja” – tha Korreshi.


Video