Rama shpjegon pse nuk heq taksat mbi naftën

12 March 2022, 16:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama shpjegon pse nuk heq taksat mbi naftën

Kryeministri Edi Rama tha se Qeveria nuk ka mundësi që të ulë taksat dhe ka vënë qytetarët përballë zgjedhjes nëse duhet të ulen taksat për karburantet dhe të shtrenjtohet energjia elektrike, apo të mos lëvizet çmimi i energjisë elektrike dhe të ulen taksat për karburantet.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri prezantoi një skenar të zymtë në lidhje me energjinë elektrike duke theksuar se ajo është shtrenjtuar shumë në tregjet ndërkombëtare. Sipas tij, qeveria shqiptare subvencionon 80 për qind të faturës reale të energjisë elektrike nëse çmimi do të paguhej aq sa është sot në tregjet e huaja.

“Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare. Deri në fund të vitit do të derdhim 650 milion euro për faturat e energjisë për familjet shqiptare. Në skenarin më të mirë, do të na duhet të derdhim 295 mln euro”, u shpreh ai.

 


Video