Paketa e rezistencës, 3 mijë lek në muaj për shtresat në nevojë

12 March 2022, 15:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Paketa e rezistencës, 3 mijë lek në muaj për shtresat

Qeveria do të japë 3 mijë lek në muaj për shtresat më vulnerabël të shoqërisë për tre muaj me radhë.

“Qeveria do të japë 3 mijë lek, pensionistë që e kanë pensionin më të vogël se gjysma e pensionit minimal, pensionistë që jetojnë vetëm, persona me aftësi të kufizuara, paraplegjikë, tetrapelgjikë dhe të verbër dhe të gjitha familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit janë 434 mijë përfitues nga paketa, që për 3 muaj do të marrin 9 mijë lek në total.

Ndihma tjetër është shtesa me 5 mln dollarë e fondit për fermerët.

“1.4 mld lek, ose 14 mln dollarë, me një shtesë prej 5 mln dollarësh që do të derdhet menjëherë. Ata që dalin në bulevard për të mbrojtur fermerët, duhet ta dinë që fermerët e Shqipërisë, e kanë naftën pa taksa. mund të rritet sa të dojë çmimi, taksat ata nuk i paguajnë”, tha Rama.

Do të vendoset në dispozicion 5 mln dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës për transportin, qytetas e ndërqytetar, që të mos ndryshohet çmimi.

7 pika i Rezistencës Sociale, sipas Ramës

-13.6 mld dollarë për të indeksuar pensionet, përfitojnë 637. 542 pensionistë

-2. 434 mijë përfitues, ne do të kompensojmë me lek në dorë rritjen e çmimeve të shportës që është 7%, qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht si kompensim për rritjen e çmime të shportës. Përfitojnë pensionistët e invaliditetit, që jetojnë vetëm, personat e aftësi të kufizuar të verbër, tetraplegjik dhe paraplegjik dhe familjet e skemës së ndihmës ekonomike.

-Mbështetja për fermerët: 1.4 mld lekë, ose 14 mln dollarë me një shtesë plus 5 mln dollarë që do të derdhet menjëherë.

-Shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur 500 mln lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës që asnjë udhëtar mos të preket nga rritja e çmimit të biletës.

- Hyn në fuqi ligji për zerimin e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë, përgjysmimi taksës për pagat deri në 500 mijë lekë

-Në prill paga minimale 320 mijë lekë të vjetra

- 20 mld lekë të tjera, financimin e mburojës së çmimit të energjisë që të vazhdojë familjet dhe bizneset e vogla të paguajnë energjinë elektrike sikur s’ka ndodh asgjë.


Video