Bardhi: Të largojmë Bashën dhe Berishën!

12 March 2022, 17:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bardhi: Të largojmë Bashën dhe Berishën!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se zgjidhja e vetme është që Basha të tërhiqet bashkë me Berishën.

“Pas vënies në dispozicion të pozicionit të tij për të zgjidhur situatën, kam kërkuar që Basha të tërhiqet bashkë me Berishën. Një tërheqje e të dyve do të ishte zgjidhje.” tha Bardhi.

“Duhet të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që kanë shkaktuar këtë problem dhe sa kohë ka një problematikë të shkaktuar nga dy individë duhet të ikin të dy dhe të gjejmë rrugën për të bashkuar demokratët duke lënë mënjanë armiqësinë”, vijoi ai.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD të Basha dhe Berisha duhet të kapërcejnë veten për të bashkuar PD-në.

“Zoti Basha u shpreh i gatshëm jo vetëm për hap pas, por për t’u bërë pjesë e zgjidhjes duke kapërcyer veten në interes të PD-së. Është moment i rëndësishëm për PD. Secili prej nesh bashkë me Bashën e Berishën duhet të kapërcejnë veten”, përfundoi deklaratën e tij Bardhi.


Video