Basha shmang dorëheqjen: S’po kërkohet kokë turku

12 March 2022, 17:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Basha shmang dorëheqjen: S’po kërkohet kokë turku

Basha nuk e dha as këtë herë dorëheqjen.

“Të ofrojmë zgjidhje për situatën dhe që i shërben PD, e jo interesave personale. Unë jam i hapur për çdo zgjidhje që i shërben demokratëve, të gjithë demokratëve pavarësisht se për cilin kandidat votuan dhe për të tërhequr atë shumicë nga radhët tona që nuk votoi”, tha ai gjatë mbledhjes maratonë me grupin parlamentar.

“Duhet të kalojmë vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje. I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjitha rrugët e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet të gjejmë një qëndrim te përbashkët të të gjitha strukturave te PD për të gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje që përjashton çdo grupim demokratesh nuk i shërben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD”, citohet ai.

 


Video