Berisha reagon pas takimit të Bashës me deputetët: Humbësi serial nuk mund ta vendosë veten në një hap me mua

12 March 2022, 18:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha reagon pas takimit të Bashës me deputetët: Humbësi

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar me një deklaratë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku bashkëpunëtorët e djeshëm të Lulzim Bashës i kërkuan dorëheqjen me kusht që të mos rikthehej as Berisha në parti.

Komisioni e quan këtë një strategji të Bashës për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe të vendosë në të njëjtin hap atë që e quan ‘humbës serial’ me Sali Berishën.

“Kaq ditë pas katastrofës elektorale ku e katandisi Partinë Demokratike, ish kryetari Lulzim Brava mendon se mund të marrë zvarrë edhe deputetët e Grupit Parlamentar të kësaj partie. Pasi i është përvjedhur gjithë jetën e tij politike përgjegjësisë për serialin e humbjeve, edhe kësaj here kërkon t’i shpëtojë asaj duke e vënë veten tashmë i damkosur si humbës serial dhe peng mjeran në një hap me Sali Berishën”, thuhet në deklaratë.

Komisionit thotë se pas 6 marsit nuk ka më asnjë dilemë.

“Grupi parlamentar dhe demokratët nuk janë sot para dilemës: Berisha apo Basha. Për Sali Berishën dhe kandidatët e SHL votuan në 6 Mars me gjithë logon e rrëmbyer 70 për qind e demokratëve, ndërsa PD e vulës, bravës pengut dhe bunkerit u rendit e treta për herë të parë në 30 vjet që nga dita e themelimit të saj”, vijon reagimi.

PD e vulës dhe logos së rrëmbyer u katandis në këtë ditë,, thotë Komisioni, sepse Lulzim Brava, peng i aferave dhe pazareve, injoroi dhe mohoi vullnetin e demokratëve dhe votën e tyre të lirë brenda PD-së.

Komisioni propozon vetëm një rrugë për bashkim.

“Zgjidhja e vetme është bashkimi përmes rikthimit tek vota e lirë! Anëtarët, drejtuesit, deputetët e PD e kanë vendin e tyre të pamohueshëm në Partinë Demokratike të votës së lirë. Kush ka frikë votën e lirë të demokratëve nuk ka moral të kërkojë votën e shqiptarëve!”, vijon reagimin.


Video