
Deputetja dhe ish-zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa tha se partia nuk mund të anashkalojë rezultatin e 6 marsit dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë.
“Nuk mund të qendrojmë sikur rezultati i zgjedhjeve te 6 Marsit nuk ka ndodhur dhe besoj ky është qendrim i çdo deputeti të PD qe e do partine dhe ka për detyre te komunikoj me demokratet dhe te garantoj qe ato vota te 25 prillit te shtohen dhe jo te pakesohen. Si zgjidhje propozoj terheqjen tuaj kryetar dhe duke u ngritur nje strukture qe gezon besim te paleve se tashme kemi dy pale dhe qe hap një garë për drejtimin e partisë qe shumica e demokrateve te vendos dhe te respektohen te gjitha pakicat qe mund te marri kushdo kandidat ne gare. Vota mund te zgjidh kete situate mendoj. Qe ne zgjedhjet e 2023 te shkojme si opozite e madhe qe mund te mundim Ramën për të mirën e çdo qytetari”, tha Zhupa.
Deputetja tha se populli opozitar është në sheshe e rrugë, duke iu referuar protestave të ditëve të fundit, por nënkuptoi se ai nuk ka besim të opozita.
“Kjo protestë sot tregon që populli opozitar është në shesh. Dhe ndaj çdo përpjekje e jona duhet të jetë si të fitojmë besimin e tyre për ti përfaqësuar e mundur Edi Ramën. Ndaj Partia Demokratike s'mund të diskutoj me e dyta apo e treta në zgjedhje, por duhet një plan bashkimi që ka si bazë votën e lirë të demokratëve”, vijoi ajo.