Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), nën akuzat për sigurimin e kushteve dhe të mjeteve materiale për kryerjen e një vrasjeje ndaj shtetasit Hamza Terziu, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Gjokrosa dyshohet se ka qenë i përfshirë në sigurimin e kushteve dhe të mjeteve të nevojshme për kryerjen e vrasjes së Terziut.
Hetimi lidhet me dyshimet për veprimtari kriminale dhe bashkëpunim mes disa personave për realizimin e veprave të rënda penale.
Përveç akuzës që lidhet me sigurimin e kushteve për vrasje, ndaj tij rëndojnë edhe akuzat për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, si dhe për kryerjen e veprave penale në kuadër të një organizate kriminale ose grupi të strukturuar.