Abuzimi me fondet e AZHBR, agroturizmin në Nivicë e harrojnë pa dyer e dritare

23 February 2022, 20:24Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Abuzimi me fondet e AZHBR, agroturizmin në Nivicë e harrojnë pa

Efikasiteti i dobët, ose i munguar i fondeve që agjencitë dhe institucionet shtetërore vendosin në dispozicion të sipërmarrjeve publike, apo private përmes kredive të buta, apo granteve është një problematikë e ngritur ndër vite nga aktorë të ndryshëm, vendas e të huaj.

Shembulli i fundit tipik dhe në kufijtë e groteskes na vjen nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Kjo Agjencia lëvroi një fond total prej 10 milionë lekësh për projektin “Our Own Expedition” në fshatin Nivicë të Tepelenës.

Hartimi i kontratës duket se ka qenë problematik, ose nuk janë llogaritur mirë shpenzimet. Subjekti që ka marrë përsipër zbatimin e investimit e ka zbatuar atë sipas zërave financiare në kontratë duke e përmbyllur të gjithë godinën.

Problemi doli në përfundim të ndërtimit të godinës si karabina, që mbeti pa dyer, dritare, mobilim dhe objekte të tjera të domosdoshme që projekti që quhej i përmbyllur dhe aktiviteti të niste.

Pra, 10 mln lekët e vëna në dispozicion nga AZHBR janë harxhuar që të gjitha për ndërtimin e një godine, duke ngritur pikëpyetje mbi vlerën reale të saj, e po ashtu edhe pikëpyetje edhe më të mëdha se çfarë u bë me gjithë këtë fond. A shkoi vetëm për mure e llaç?

 


Video