Kryeministri Rama, disa muaj më para paralajmëroi se në marsin e këtij viti Shqipëria do të ketë 2 satelitë në hapësirë. Por duket se kryeministri e humbi bastin, pasi Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka mbyllur procedurat e tenderit për parashikimin e motit.
Tenderi i KESH me objekt “sistemi i parashikimit satelitor të motit për operimin dhe menaxhimin e kaskadës në kuadër të sigurisë së digave, Faza I-rë”, ka finalizuar proçedurat e saj.

Sipas dokumenteve të siguruar nga VoxNews.al, lloji i procedures së këtij prokurimi është i hapr mbi kufirin e lartë monetar.
Fondi limit i KESH është 88,900,000 (Tetëdhjetë e tetë milion e nëntëqind mijë) Lekë pa TVSH ose 736,109.9 (Shtatëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e njëqind e nëntë pikë nëntë) Euro pa TVSH.
Kohëzgjtja e kontratës është 12 muaj nga data e nënshkrimit ndërsa mirëmbajtja proaktive e sistemit është në një afat prej 4 (katër) vitesh nga data e nënshkrimit të kontratës.
Sipas KESH kjo është kërkuar mirëmbajtjes për shkak se kjo kontratë ka një natyrë të rëndësisë së veçantë për operimin dhe menaxhimin e kaskadës në kuadër të sigurisë së digave.
Kompania fituese e këtij tenderi është “A-T-D - ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION” me ofertën 85 038 000,00 dhe është skualifikuar “KREATX sh.p.k”, sipas dokumentave për arsye se, nuk është paraqitur sigurimi i ofertës dhe janë paraqitur kopje të bilanceve për plotësimin e kriterit 2.2.2, sipas KESH.
Sipas dokumentave KESH orsyeton se për të kryer monitorimin e plotë dhe parashikimin sa më real të kushteve metereologjike si dhe për të kryer një menaxhim efikas të prurjeve dhe niveleve të liqeneve HEC FIERZE , HEC VAU I DEJES
HEC FIERZE , HEC VAU I DEJES DHE HEC KOMAN, do realizojë ngritjen e sistemit të parashikimit satelitor të motit. Nuk e dimë ende në se ky do jetë një nga satelitët që foli pak muaj më parë kryeministri Rama./VoxNews.al