Tenderët e naftës me flamur të kuq dhe gjithmonë fiton i njëjti emër

15 February 2022, 13:06Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tenderët e naftës me flamur të kuq dhe gjithmonë fiton i
Katrati kompania e cila fiton tenderat pa garë

Posta Shqiptare, Bashkia e Shijakut dhe ajo e Pogradecit janë institucione që i zhvillojnë tenderat me një konkurrent.
Procedura e bashkisë së Shijakut e cila mban numrin e referencës REF-16742-12-30-2021, me qëllim blerje karburanti, ka fondin limit 8.000.000 lekë të reja, ose 80 milionë lekë të vjetra.

Kur bëhet fjalë tek blerja e karburanteve, fituesi dhe konkurrenti i vetëm është kompania “Kastrati” sh.p.k.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në tenderin e Bashkisë Shijak, ku “Kastrati” sh.p.k është e vetmja kompani që ka marrë pjesë në garë dhe që është shpallur fituese automatikisht.

Tenderët e naftës me flamur të kuq dhe gjithmonë fiton i

Bashkia Shijak nuk është e vetmja edhe ajo e Pogradecit në vitin 2019 ka ndjekur të njëjtën procedurë si e Shijakut vetëm një konkurrent dhe “Kastrati” ka fituar 6.2 000.000 lekë të reja.

Tenderët e naftës me flamur të kuq dhe gjithmonë fiton i

Por bashkitë nuk janë të vetme institucione. Edhe Posta Shqiptare ashtu si bashkitë e Shijakut dhe Pogradecit , fitues të tenderit për blerje karburanti ka nxjerr “Kastrati” Sh.p.k si e vetmja kompani në garë.

Tenderët e naftës me flamur të kuq dhe gjithmonë fiton i

Të treja këto procedura publike janë zhvilluar pa garë, dhe “Open Data” i ka vendosur flamurin e kuq me mbishkrimin e mungesës së konkurrencës. Duke qenë se procedurat me një konkurrent hedhin dyshime që fituesi është i përcaktuar.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 



Video