Dosja "Partizani" - Paro Laçi azil politik në Zvicër, ekspertizë mjeko-ligjore për Isa Taren nëse është në gjëndje të dëshmojë

25 Nëntor 2026, 16:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dosja "Partizani" - Paro Laçi azil politik në Zvicër,

Në procesin gjyqësor për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, Gjykata e Posaçme ka vendosur që dëshmitari Isa Tare t’i nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetësore dhe nëse është në gjendje të dëshmojë.

Vendimi është marrë pas pretendimeve të familjarëve të Tares, të cilët kanë deklaruar se ai vuan nga demenca dhe nuk ka aftësi të paraqitet në gjykatë për të dhënë dëshminë.

Për këtë arsye, trupa gjykuese ka caktuar dy ekspertë psikiatriko-ligjorë, të cilët do të kryejnë ekzaminimin dhe do të vlerësojnë nëse gjendja e tij shëndetësore e lejon të dëshmojë.

Në të njëjtën seancë është diskutuar edhe mungesa e dëshmitarit tjetër, Paro Laçi. Ky i fundit i ka dërguar një shkresë gjykatës, përmes së cilës ka bërë me dije se nuk mund të paraqitet, pasi ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Në komunikimin e tij, Laçi ka kërkuar që për çdo çështje që lidhet me të, gjykata të kontaktojë avokatin e tij, Idajet Beqiri.

Përballë pamundësisë së paraqitjes së tij në Shqipëri, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri ka kërkuar që deklarimet e Paro Laçit të merren përmes autoriteteve zvicerane.


Vox Pop

Video