
Dy shtetet shqiptare janë të fundit në rajon sa u takon aftësisë së qytetarëve për të përballuar shpenzimet mujore. Shqipëria dhe Kosova nuk bëjnë pjesë të vendet më të shtrenjta të rajonit, por në krahasim me pagën mesatare të qytetarëve, aftësia blerëse është më e ulta.
Sipas të dhënave të publikuara nga Radio Evropa e Lirë, Kroacia është vendi më i shtrenjtë në rajon dhe Kosova më i liri. Por, në raport me fuqinë blerëse të qytetarëve, ku një indikator merret rroga mesatare, Serbia renditet më e lira në rajon dhe Shqipëria e Kosova, së bashku me Malin e Zi ndër më të shtrenjtit.
Në Serbi rroga mesatare është rreth 1350 dollarë, ndërsa në Shqipëri rreth 520 dollarë e Kosovë 466 dollarë.
Mali i Zi ka një rrogë mestare prej rreth 650 dollarësh, Maqedonia e Veriut rreth 761 dollarë dhe Kroacia rreth 1030 dollarë.
Sipas Numbeo-s, në nivel botëror, Bermudet dhe Zvicra janë vendet më të shtrenjta për jetë, ndërsa Pakistani dhe Afganistani më të lirat.
Ndërkohë, sipas paralajmërimeve të Bankës Botërore dhe FMN, kriza e çmimeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë do të godasë më fort vendet në zhvillim. Që të dyja këto institucione kanë sugjeruar politika mbrojtëse për shtresat në nevojë dhe shkurtim shpenzimesh e investimesh jo prioritare për qeveritë e këtyre vendeve.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.