Dy zv.drejtorë policie janë dërguar në arrest shtëpie dhe 6 efektivë të tjerë janë pezulluar sot për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Lidhur me këtë ngjarje, gazetarja e kronikës Klodiana Lala tha se ata shpërdoruan detyrën duke mos thënë faktet e vërteta se si ka ndodhur krimi, ndërsa theksoi se çështja shkon përtej këtyre masave dhe këtyre personazheve, pasi sipas saj duhet të arrestohen dhe të tjerë duke shkuar më lart tyre.
Ajo tha se ata shpërdoruan detyrën duke mos thënë faktet e vërteta se si ka ndodhur krimi, ndërsa theksoi se çështja shkon përtej këtyre masave dhe këtyre personazheve, pasi sipas saj duhet të arrestohen dhe të tjerë duke shkuar më lart tyre.
“Ka vendosur të dërgojë në arrest shtëpie dy zv.drejtorë policie kohë kur u vra Pjerin Xhuvani, ngjarje e rëndë ku u përplasën militantë të dy partive politike. Ajo ngjarje ndodhi në prezencën e të dy zv.drejtorëve Nikollaq Papën dhe Albert Nushi, ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës pra ata devijuan ngjarjen. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit e kemi ngritur si shqetësim që policia nuk e parandaloj këtë ngjarje.
PD kishte mbledhur rreth saj zyrtarë police dhe personazhe komande dhe pretendonte se me ta mund të mbronte votat, kjo strukturë që në Elbasan drejtohej nga Arjan Hoxha arrin të ndalojë një automjet me dyshimin se aty kishte materiale zgjedhore ku Mehmet Gjeca blinte vota në favor të PS. Në ndihmë të Mehmet Gjecën u thirrën disa personazhe mes tyre dhe Pjerin Xhuvani ku në përplasjen që patën gjeti vdekjen Xhuvani.
Shpërdoruan detyrën sepse nuk thanë fakte të vërteta. Kush qëlloi ndaj kujt kjo ishte e gjithë çështja. Janë pezulluar dhe 6 inspektorë policie por nga ana tjetër nuk kemi pezullim apo urdhër arreste për Ardi Veliu, drejtorin e kohës, që doli me zë dhe me figurë në praninë e prokurorit të çështjes, që mohoi të kishte patur materiale zgjedhore në makinë. Në fakt, rezultoi krejt e kundërta. Ky është diskutimi. Pavarësisht këtyre masave mendoj se ka personazhe të tjera që duhen arrestuar. Pra këta nuk janë të vetmit personazhe duhet të shkohet dhe më lart”, tha Lala në emisionin ‘Të Paekspozuarit’.