Festa përfundoi në tragjedi/ Detajet nga mbytja e 15-vjeçarit në Drinin e Zi, kishte shkuar për ekskursion (EMRI)

27 June 2022, 20:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa përfundoi në tragjedi/ Detajet nga mbytja e 15-vjeçarit
Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e një 15-vjeçari pasditen e kësaj të hëne në lumin e Drinit të Zi, të cilin e mori rrjedha e ujit teksa po lahej. Mësohet se viktima është shtetasi Ali Lika.

Burime bëjnë me dije se ai ka qenë pjesë e minimaturës së Kalasë së Dodës, pasi sapo kishte përfunduar arsimin 9-vjeçar. Ai ndodhej së bashku me shokët dhe shoqet e klasës një eskursion festiv pranë lumit Drin i Zi në Maqellarë.

Festa ka përfunduar në tragjedi kur 15 vjeçari Ali Lika është rrëmbyer nga ujërat e lumit, për t’u gjetur rreth 5 kilometra më poshtë nga pushues që ndodheshin në fshatin Gradec. Burime bëjnë me dije se minimatura po festonte përfundimin e arsimit 9-vjeçar, teksa kanë shfrytëzuar të qenit pranë lumit për tu freskuar në orët e drekës.

Burime pranë policisë Dibër thane se nxënësit kanë qenë të shoqëruar nga mësues. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes


Video