Dalin fotot e 25-vjeçares që humbi jetën bashkë me të birin në aksidentin tragjik në Berat

27 June 2022, 18:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin fotot e 25-vjeçares që humbi jetën bashkë me të
Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj

Kanë dalë fotot e Klaudia Xhaferajt, 25-vjeçarja e cila humbi jetën së bashku me të birin 6-vjeç në aksidentin tragjik të regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Berat.

Ajo humbi kontrollin mjetit të saj dhe përfundoi në lumin Osum. Bashkëshorti i saj jetonte në Angli, por një vit më parë kishte ardhur te familja e tij dhe i kishte blerë gruas makinën tip “Fuoristradë”, me të cilën Klaudia Xhaferaj bëri aksidentin.

25-vjeçarja dhe djali i saj janë nxjerr me shenja jete nga lumi, nga qytetarët e rastësishëm që janë futur në Osum menjëherë sapo kanë parë aksidentin. Mirëpo, fatkeqësisht më vonë ata humbën jetën.

Lidhur me shkakun e ngjarjes, policia ka ngritur dy pista, e para se nëna mund të ketë kthyer kokën nga djali i saj dhe për pasojë ka humbur drejtimin dhe e dyta që shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar.



Video