Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesditës së sotme në Maqellarë.
Një 15-vjeçar është mbytur në lumin e Drinit të Zi, teksa burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi A.L. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Potgorcëm, rreth orës 14:10.
Mësohet se 15-vjeçari ka qenë duke u larë në lumin Drini i Zi dhe e ka marrë rrjedha e ujit, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes