E rëndë në Berat/ Makina bie në lumin Osum, vdes nëna dhe fëmija 6 vjeç

27 June 2022, 14:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Berat/ Makina bie në lumin Osum, vdes nëna

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat sot ku një makinë, ka rënë në lumin Osum dhe si pasojë kanë humbur jetën nëna dhe djali i saj i mitur.

Postim:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.


Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video