Në foto është Matilda Hidri, 35-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në një aksident që ndodhi në Genoa të Italisë, ku makina e saj u përplas “kokë më kokë” me një tjetër mjet.
Mediat italiane raportojnë se Hidri ishte e martuar dhe nënë e një djali 10-vjeçar. Ata kishin një biznes në “zemër” të qytetit të Genoa-s. Në rrugën ku ajo u përplas për vdekje gjendeshin fletushkat e picerisë që Matilda kishte inauguruar një muaj e gjysmë më parë në qendër të Xhenovas.
Aksidenti i të dielës në mëngjes, do t’i këpuste ëndrrat në mes të resë shqiptare. Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një “BMW” që drejtohej nga 35-vjeçarja dhe një fuoristradë tip “Volvo” që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë 46-vjeçari, i cili për 5 kilometra kishte udhëtuar kundravajtje në korsinë e gabuar të autostradës.