Denoncimi i gazetares: Kazinoja tek "Air Albania" hapet në kundërshtim me ligjin

27 June 2022, 14:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Denoncimi i gazetares: Kazinoja tek "Air Albania" hapet në
Kazinoja tek "Air Albania"

 

Gazetarja Ola Xama denoncon se kazinoja tek godina e "Air Albania" është hapur në kundërshtim me ligjin.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja shkruan se që të marrësh licencë për kazino në Shqipëri, duhet të kesh një hotel me markën e një brandi kombëtar. Por, kazinoja tek "Air Albania" është hapur, edhe pse hoteli nuk ka mbaruar ende.

Gazetarja Xama shton më tej me ironi se përse vazhdojmë të bëjmë ende ligje dhe habitemi pse nuk zbatohen.

"Qe te marresh licence per kazino ne Shqiperi duhet qe te kesh nje hotel me marken e nje brandi nderkombetar.
Hoteli te stadiumi Air Albania nuk ka mbaruar, por kazinoja eshte hapur!
Une nuk e kuptoj perse vazhdojme bejme ligje, e vazhdojme habitemi pse nuk zbatohen!" shkruan Ola Xama.

Denoncimi i gazetares: Kazinoja tek "Air Albania" hapet në


Video