Ekspertiza: Urbani që përfundoi në Lanë s'ka defekt teknik, shoferi e parkoi gabim

27 June 2022, 16:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekspertiza: Urbani që përfundoi në Lanë s'ka defekt
Urbani në Lanë

Dy muaj nga aksidenti i autobusit të linjës së Unazës në Tiranë, i cili doli nga rruga dhe ra në shtratin e Lanës duke ngecur aty, prokuroria ka marrë në dorëzim rezultatet e ekspertizës teknike dhe elektronike të mjetit.

Sipas raportit që ekspertët auto-teknikë kanë përcjellë në prokurorinë e Tiranës, autobusi i përfshirë në aksidentin e 29 Prillit 2022, nuk ka pasur defekt teknik. E padëmtuar dhe pa probleme rezulton të ketë qënë dhe kutia elektronike e kamios së këtij mjeti.

Këto rezultate teknike dhe shkencore të nxjerra nga inxhinierët e kolaudimit të automjeteve në Kashar, sjellin kundërshtimin e dëshmisë së drejtuesit të autobuzit, raporton OraNews.

Shoferi 62 vjeçar Muhamet Kuçuku, në dëshminë e tij, i ka treguar policisë rrugore, se ka qënë një difekt në kamion elektronike të autobusit. Sipas shoferit kjo ka sjellë dhe daljen e tij jashtë rrugës dhe më pas ka përfunduar në dy skarpatet e lumit Lana.

Por prokuroria e Tiranës, thotë se nga kçyrja e pamjeve filmike konstatohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka pozicionuar mjetin në hapësirën e përshtatur si stacion autobusi.

Pamjet filmike tregojnë se mjeti është pozicionuar jashtë hapësirës së stacionit, duke bllokuar një nga korsitë e rrugës. Ndërsa më pas, kur ka mbyllur 3 dyer e autobusit dhe ka filluar të eci shpejt, drejtuesi i urbanit e ka pozicionuar mjetin, direkt në korsinë e shpejtësisë.

Kjo ka sjellë dhe përplasjen me një nga automjetet e rastit, gjë e cila ka sjellë daljen nga rruga të mjetit tip Benz-Mercedes nga vetë autobuzit urban më pas. Si pasojë e këtyre veprimeve të pakontrolluara nga ana e drejtuesit të urbanit dhe rezultateve të dala nga akti i ekspertimit teknik të mjetit, prokurororia e Tiranës në ditët në vijim do i komunikojë shoferit akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në momentin e aksidentit, brenda në autobus ndodheshin mbi 20 persona, të cilët ishin duke lëvizur nga njëri stacion në tjetrin. Ngjarja përfundoi me vetëm disa persona të plagosur lehtë të cilët morën ndihmë mjekësore në spital.


Video