"Po planifikohej vrasja e një figure të lartë të MEK", zbardhet dosja për iranianin e arrestuar në Manëz

27 June 2022, 17:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Po planifikohej vrasja e një figure të lartë të
Bijan Poolagrad

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 7 korrik seancën ndaj iranianit, Bijan Poolagrad, pasi këtë të hënë mungonte përkthyesi në seancë. 

Pooladrag u arrestua në tetor të vitit 2020 dhe akuzohet nga SPAK për “Kryerja e sherbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “organizata terroriste”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “keqpërdorimi i pajisjeve”.

Burime bëjnë me dije se Bijan Poolagrad dyshohet se është anëtar një celule terroriste që planifikoi që të kryente sulme ndaj zyrtarëve të lartë të opozitës iraniane të cilët strehohen në Manëz. Iraniani ka qenë vetë banori i kampit të muxhahedinëve Ashraf 3 në Manëz 

Sipas po të njëjta burimeve, mësohet se ai bashkëpunonte në punonjës të shërbimeve sekrete iraniane të njohur si Garda Revolucionare dhe merrte pagesa prej tyre. Në shkëmbim, ish-anëtari i grupimit muxhahedin kishte detyrë të fotografonte anëtarët e MEK dhe të evidentonte vendet që ata frekuentonin.

Porositë dhe udhëzimet ai i merrte përmes aplikacionit Telegram dhe sipas hetimit po planifikohej vrasja e një figure të lartë të MEK. Referuar dosjes hetimore rezulton se një anëtar i inteligjencës iraniane e udhëzonte të pandehurin të siguronte një armë kallashnikov në tregun e zi dhe të gjente persona të trajnuar që mund të kryenin vrasje.

Hetimet për të pandehurin nisën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, referimit nga drejtoria e antiterrorist, që kishte siguruar kallëzimin e një vajze që pretendonte se Poolagrad, me të cilin kishte ndarë të njëjtën banesë për disa kohë, kishte përdorur telefonin e saj celular.

Hetuesit zbuluan se i pandehuri kishte dërguar në adresë të disa personave nga Irani, të shpallur më vonë “nën grata” në vendin tonë, fotografi të kampit të muxhahedinëve në Manzë.

Bijan Poolagrad i ka kundërshtuar akuzat dhe pretendon pafajësinë. 


Video