Fundoset jahti 15 metra i gjatë në Dhërmi

27 June 2022, 19:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fundoset jahti 15 metra i gjatë në Dhërmi
Foto ilustruese

Një jaht është fundosur në Drimadhes, Dhërmi.

Mjeti lundrues rreth 15 metra i gjatë ishte në spirancë rreth 100 metra larg bregut.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë çarje që ka pasur dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Jahti mbante emrin “BAE”, kishte një flamur panamez dhe ishte në pronësi të shtetasit nga Tirana, Festim Prendi.


Video