Janë publikuar pamjet e një tjetër kamer sigurie e cila tregon momentin e aksidentit tragjik në Berat, ku automjetit tip "ML" me targa "AA 515 CA" përfundoi në lumin Osum dhe për pasojë humbi jetën drejtuesja, 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj 6 vjeç.
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, e reja, para se të shkëmbehej me kamionin ishte futur në parakalim dhe në tentativë për të devijuar rrugën ka humbur kontrollin duke përfunduar në lumë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Ura e re” në rrugën “Antipatrea”.
Lidhur me shkakun e ngjarjes, policia ka ngritur dy pista, e para se nëna mund të ketë kthyer kokën nga djali i saj dhe për pasojë ka humbur drejtimin dhe e dyta që shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar.