Shapkat anës rezervuarit të dukej si vetëvrasje, si u vra Martin Çeço: Hiq dorë nga vajza

18 June 2022, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shapkat anës rezervuarit të dukej si vetëvrasje, si u vra Martin
Martin Çeço

Pas asaj që ishte inskenuar të dukej si vetëvrasje në të vërtetë ishte një vrasje e mirëfilltë. 26 vjeçari Martin Çeço është mbytur me litar dhe më pas është hedhur në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Autorët për tu dukur se ishte vetëvrasje kishin lënë dhe shapkat e viktimës anës rezervuarit.

"U dokumentua se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2022, kanë marrë viktimën M. Ç., në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit", informon sot policia e Korçës.

Ora News shkruan se pas këtij krimi fshihet një lidhje dashurie që 26 vjeçari kishte me një vajzë me të cilën komunikonte vazhdimisht. Autorët i kanë kërkuar të riut që të ndërpriste bisedën me të renë por ai nuk ka pranuar. Burimet bëjnë të ditur se edhe i ati e ka ditur për këtë marrëdhënie dhe i ka kërkuar djalit që të ndërpriste bisedën me vajzën.

Vetë motra i ka kërkuar babait të bënte denoncimin e zhdukjes së të vëllasë ndërsa 26 vjeçari nuk kishte mbaruar as shkollën 9 vjeçare dhe as nuk dinte as të shkruante as të lexonte.

Viktima nuk lëvizte nga fshati i tij dhe merrej vetëm me prerjen e lëndëve drusore me babanë e tij. Në pranga si autorë të dyshuar të vrasjes së Martin Çeços janë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Të arrestuarit: 

-Bleti Angjo, 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Pogradec (i dënuar më parë për vjedhje);

-Valter Mollaj, 43 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë;

-Edlir Mollaj, 35 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë.


Video