Motra e Aleksandër Sadikaj, ka bërë një dedikim prek për vëllain e saj, i cili humbi jetën pasditen e djeshme në Tiranë pas një atentati me bombë me telekomandë, ku autorët ja kishin vënë poshtë automjetit me të cilin po udhëtonte.
Motra e 27 vjeçarit ka shpërndarë një foto të Aleksandër Sadikajt në rrjetet sociale dhe i dedikon disa rreshta prekës atij. Ajo shkruan se jetonte vetëm për të vëllain dhe shton se sot për të s'ka më jetë.
Ajo "i lutet" 27-vjeçarit ta marrë me vete dhe të shkojnë ta pyesin Zotin pse ndodhi kjo tragjedi.
“Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse”, shkruan ajo.
