"Bullgaria Perëndimore", Rama pas reagimeve në Shkup: Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve (VIDEO)

12 June 2022, 14:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Bullgaria Perëndimore", Rama pas reagimeve në Shkup: Sherr
Takimi Olaf Scholz me Kovaçevski

"Një sherr mejhaneje mes tymit të qofteve". Kështu shprehet kryeministri Edi Rama lidhur me reagimet e shumta që ka patur në Maqedoninë e Veriut për batutën e tij kur kancelari gjerman Olaf Scholz takoi kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Teksa ka postuar me video këtë moment në Twitter, Rama shkruan se është për të qeshur e për të qarë histeria e disave në Shkup.

"Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve" shkruan Rama.

Kujtojmë se Rama iu drejtua me humor Scholzit duke i thënë se së shpejti “Maqedonia e Veriut do të jetë Bullgaria Perëndimore” pasi në kontestin me Greqinë për emrin, Maqedonia pranoi kushtet e Greqisë dhe ndërroi emrin zyrtar në Maqedonia e Veriut.


Video