"Ka qenë nxënësja ime", Nora Malaj "lëvdon" Spiropalin: Unë e përzgjodha për bursën, më vjen keq kur ...

12 June 2022, 11:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ka qenë nxënësja ime", Nora Malaj
Nora Malaj dhe Elisa Spiropali

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj gjatë një rrëfimi për rrugëtimin e karrierës së saj, ka zbuluar se ka qenë mësuesja e shumë figurave publike në Shqipëri duke ndaluar te ministrja Elisa Spiropali.

Malaj ka deklaruar se Spiropali si nxënëse ka qenë absolute në mësime dhe më pas ajo e ka përzgjedhur për bursën. Gjithsesi, ajo ka dhe një kritikë për të, pasi shpesh nuk i pëlqen gjuha që përdor.

” Elisa Spiropali ka qenë nxënësja ime, ka qenë absolute, sidomos në letërsi. Me absolutizmin e saj ajo arriti të fitoj bursë, se për herë të parë u dhanë bursa, unë e përzgjodha, sigurisht por ishte meritë dhe e saj. Merrte pjesë në të gjitha Olimpiadat që mbaheshin. Ndjehem mirë kur ajo është mirë, më vjen keq kur përdor atë gjuhën që nuk i shkon, për të cilën shpesh herë dhe kam reaguar”, është shprehur Malaj në News24.


Video