Rreth 2.2 ton kokainë është kapur nga policia në Peri. Lënda narkotike ishte fshehura në kuti me asparagus në një kamion, i cili po shkonte drejt portit të kryeqytetit.
Mediat e huaja raportojnë se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar shtatë persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy shqiptarë. Këta të fundit, sipas kreut të hetuesve peruan të drogës, César Echevarría, ishin autorët e transportit kontrabandë të drogës. Sipas tij, është një rrjet me lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Shqipërinë.
Policia tha se droga do të dërgohej nga porti i Callao pranë kryeqytetit peruan Lima në Roterdam në Holandë. Që nga fillimi i vitit, policia peruane ka sekuestruar rreth 35 tonë drogë. Peruja përdor rreth 400 tonë në vitnjë nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.