Atentati me tritol, zbulohet pronari i “Volkswagen-i”, me të cilin po udhëtonte Aleksandër Sadikaj

11 June 2022, 20:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati me tritol, zbulohet pronari i “Volkswagen-i”, me të
Viktima Aleksandër Sadikaj dhe pamje nga atentati

Makina tip “Volkswagen” me të cilën po udhëtonte Aleksandër Sadikaj, që mbeti i vrarë pas atentatit me eksploziv nuk ishte në pronësi të tij.

Mësohet se makina që iu vu tritoli, në pjesën e përparme, ishte në pronësi të Petrit Osmanit. Ndërkohë deri më tani, nuk dihet se nëse shënjestër ka qenë Sadikaj apo Osmani, pasi tritoli u vendos në makinën e tij.

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari nga Berati, u ekzekutua pas mesditës së shtunës nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinë.

Ngjarja ndodhi në orën 13.35, në zonën e Saukut, në afërsi të rreth-rrotullimit në hyrje të rrugës Tiranë-Elbasan

Sadikaj si pasojë e shpërthimit, humbi të dyja këmbët, dhe më pas humbi jetën në spital. 

Viktima e ngjarjes, sipas policisë ishte proceduar më parë për një tentativë vrasje, vjedhje e drogë.

Gjithashtu, 27-vjeçari rezulton pronar i një ferme në Memaliaj.


Video