Po ecte paralel me makinën e Aleksandër Sadikajt, dëmtohet mjeti ku po udhëtonte një grua bashkë me fëmijën

11 June 2022, 16:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Po ecte paralel me makinën e Aleksandër Sadikajt, dëmtohet mjeti

Hetuesit dyshojnë që shpërthimi i eksplozivit në makinën e Aleksandër Sadikajt të jetë aktivizuar me telekomandë. Kjo pistë ka çuar në dyshimin tjetër që autori/ët të mos kenë qenë larg vendit të ngjarjes, për shkak të mekanizmit që kërkon shpërthimi i tritolit me telekomandë.

Ndërkohë, një automjet tjetër tip “Pasat” raportohet se është dëmtuar nga shpërthimi me tritol që ndodhi ditën e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.

Bëhet me dije se në këtë mjet po udhëtonte një grua me një fëmijë të  mitur, të cilat fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Në momentin kur mjeti që drejtohej nga Aleksandër Sadikaj, shpërtheu nga sasia e tritolit që autorët i kishin vendosur, u dëmtuan edhe xhamat e mjetit “Pasat”, që po ecte paralel me mjetin e viktimës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të shtune në segmentin rrugore Sauk-TEG. Mjeti i cili drejtohej nga 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj nga Berati shpërtheu nga sasia e lëndës eksplozive. Si pasojë i riu humbi të dyja këmbët në vendngjarje dhe u dërgua në spital. Por atje, nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të rënda dhe humbi jetën.

 


Video