Aleksandër Sadikaj që u vra pasi makina me të cilën udhëtonte shpërtheu në ecje e sipër është nga Berati.
Sadikaj, humbi të dyja këmbët dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital. Por atje, nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të rënda dhe humbi jetën.
27-vjeçari është proceduar më herët për një tentativë vrasjeje.
Megjithatë, ndaj tij nuk ka pasur asnjë dënim.
Në fokus të grupit hetimor, pritet që të verifikohen të gjitha lëvizjet e Sadikajt, të cilat mund të hedhin dritë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë.
Shpërthimi ka ndodhur në një orar kur rruga e Saukut është e populluar dhe ka shkaktuar dhe dëme në makina të tjera që në atë moment kanë qenë aty.
Dyshohet se shpërthimi ka qenë me telekomandë. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa copat e makinës janë përhapur në disa metra largësi.